Një infeksion i zakonshëm vaginal mund të ekspozojë gratë në një rrezik më të madh të HIV, sipas një studimi të Universitetit të Karolinës Veriore.
Analiza e 23 studimeve të publikuara, përfshirë të dhëna nga më shumë se 30,700 gra në të gjithë botën, treguan se gratë me vaginozë bakteriale, që prekin ato në moshën riprodhuese më shumë, kishin më shumë të ngjarë të infektoheshin me HIV, transmeton Gazeta Shneta.
“Duke pasur parasysh që vaginoza bakteriale dhe infeksioni HIV transmetohen seksualisht, është e vështirë të përcaktohet nëse këto janë shkak i njëra tjetrës, ose nëse ekziston ndonjë arsye tjetër pse gratë me BV kanë më shumë gjasa të infeksohen me HIV”, tha Jennifer S Smthi, profesor ndihmës në Universitetin e Karolinës së Veriut.
Vaginoza Bakteriale është një çekuilibër në llojin e baktereve që gjenden normalisht në vaginë. BV është treguar se shkakton probleme gjinekologjike dhe obstetrike duke përfshirë lindjen para kohe, sëmundje inflamatore të legenit dhe infeksione të traktit gjenital të sipërm. /GazetaShneta/