Një djalë dhe një vajzë e lindur në mes të bllokimit të koronavirusit të Indisë janë emëruar sipas virusit të fundit.
Prindërit e Covid dhe Korona shpresojnë se emrat e binjakëve do të shërbejnë si kujtesë për vështirësitë që kapërcenin ndërsa u sollën në botë gjatë pandemisë shkruan Metro.co.uk transmeton Gazeta Shneta.
Nëna Preeti Verma i tha PTI:
“Lindja ndodhi pasi u përballëm me disa vështirësi dhe për këtë arsye, unë dhe burri im donim ta bënim ditën të paharrueshme.
Në të vërtetë virusi është i rrezikshëm për jetën por shpërthimi i tij i bëri njerëzit të përqëndrohen në higjenën dhe zakone tjera të mira”.
“Kështu, kemi menduar për këta emra dhe kur stafi i spitalit gjithashtu filloi t’i quante foshnjat si Korona dhe Covid, ne më në fund vendosëm t’i emërtojmë ata sipas pandemisë” përfundoi ajo.
Foshnjat u lindën në orët e para të 27 marsit, brenda 45 minutave nga mbërritja e çiftit në spital.
Mjekët kryen një prerje cezariane për shkak të komplikimeve. Një zëdhënës i spitalit tha se të dy Covid dhe Korona janë të shëndetshëm dhe tani janë larguar me nënën e tyre./Gazeta Shneta/