Një grua e cila kishte lindur fëmijën e saj biologjik, në të njëjtën kohë kishte sjellë në jetë poashtu fëmijë si nënë surrogate, ka fituar më në fund betejën ligjore.
“Më është thyer zemra kur e kam kuptuar se kam mbajtur fëmijën tim duke mos e ditur që ishte i imi dhe ai ishte marrë pa dijeninë time dhe ishte në krahët e njerëzve të cilëve nuk iu takonte”, ka thënë nëna Jessica Allen, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Shneta.
31 vjeçarja vendosi që të bëhej nënë zëvendësuese për shkak të parave të cilat i nevojiteshin për të paguar shtëpinë.
Një gjë e tillë është e lejuar në Kaliforni dhe Jessica mori 35 mijë dollarë për të sjellë në jetë fëmijën e një gruaje tjetër.
Pasi u krye procedura e IVF-së, ajo mbeti shtatzënë me dy fëmijë, duke mos e ditur që njëri prej tyre në fakt është fëmija i saj biologjik. Ky rast u quajt si incident i rrallë mjekësor.
Nëna kishte deklaruar se pas lindjes nuk i është lejuar t’i shoh fëmijët. Pas disa muajsh, ajo mori një fotografi të fëmijëve nga nëna e cila e pyeste pse binjakët nuk janë të ngjashëm.
Analiza e ADN-së zbuloi se njëri djemtë është fëmija i saj biologjik.
Pas një beteje të gjatë ligjore, Jessica arriti ta rikthej djalin e saj dhe i lan emër të ri. Tani prindërit janë duke kërkuar dëmshpërblim për ngjarjen. /Gazeta Shneta/