Imazhe realistike të bebës suaj me ultrazë revolucionar në Prishtinë (FOTO)

2017-07-01 në ora 18:11

Teknologjia e ultrazërit ka avancuar në masë të madhe për t’iu ofruar mjekëve sigurinë dhe vetëbesimin në diagnoza të sakta, por jo vetëm aq.

Me teknologjitë e reja 3D në kohë reale, edhe nënat po shijojnë imazhe fantastike të fëmijëve që po mbajnë në bark duke ju dhuruar kënaqësi pa fund, shkruan Gazeta Shneta.

Një kontroll e tillë ultrazëri, e cila në vendet perëndimore është shndërruar në hobi dhe kujtim të jashtëzakonshëm shtatzënie për nënat, është bërë trend edhe në Kosovë.

E, Ordinanca Gjinekologjike ‘Medica +’ ka sjell në Prishtinë teknologjinë e fundit të ultrazërave të specializuar në këtë lëmi, Voluson.

‘Medica +’ bashkë me Dr Afrim Veliu dhe Dr Minire Zuna po u ofrojnë pacienteve të tyre, përveç kujdesit profesional klinik, edhe kënaqësinë e shijimit të imazheve realistike të bebeve të tyre në ardhje.

Që nga javët shumë të hershme të shtatzënisë sikurse imazhet më poshtë, e deri te ato që sipërfaqin qartë organet e zhvilluara të bebeve, aty ku edhe nënat në ardhje mund të kuptojnë se gjithçka po shkon në rregull me zhvillimin.

Shumë lehtë mund të vërehen sytë e hapur të bebeve, bebet që fshehin fytyrën, organet gjenitale, gjumashët me gojë hapur, por edhe kufizimet fantastike në profilin e fytyrës.

Shumë lehtë mund të dallohet edhe cilit prind i ka ngjarë më shumë fëmija, ende pa lindur.

‘Medica +’ posedon teknologjinë më të avancuar në Ballkan momentalisht, Voluson E10 BT17, ultrazëri i vitit 2017 nga Voluson dhe General Electric Healthcare.

+377 44 974 566 dhe +381 38 541 240 janë numrat për kontakt për ‘Medica +’.

Imazhet e zakonshme që realizohen në ‘Medica +’ çdo ditë mund t’i shijoni më poshtë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *