Ulçera e gojës është një pezmatim goxha i dhimbshëm që shfaqet në gojën e njeriut herë pas here. Megjithëse janë të pavolitshme, zakonisht janë të padëmshme dhe largohen vetvetiu brenda një jave apo dy.
Ulçera e gojës është dukuri normale dhe në përgjithësi mund të mjekohet në shtëpi, pa ndihmën e doktorit, dhe padyshim pa ilaçet farmacetuike, në përjashtim të rasteve kur zgjasin më shumë se tre javë, shkruan Talk Chick, transmeton Gazeta Shneta.
Ato nuk janë ngjitëse, këtë duhet ta keni të qartë!
Ku shfaqet ky lloj i ulçerës?
- Pjesën e brendshme të faqes
- Buzë
- Gjuhë.
Këto materie mund të jenë të bardha, të kuqe, të verdha apo ngjyrë kafe dhe zakonisht fryhen brenda vetes.
Për çfarë arsye shfaqen?
Nuk ekziston një arsyje specifike prapa tyre, megjithatë disa faktor janë të ditur për ndikimin e shfaqjes së tyre në gojën e njeriut.
- Lëndimet e lehta të fytyrës apo gojës, qofshin ato aksidentale nga stomatologu apo nga vet ju
- Pasta e dhëmbëve që përmbanë sodium lauryl sulfate
- Ndjeshmëria ndaj ushqimit acidik, si dredhëzat, portokalli, ananasi, apo çokolata dhe kafja
- Mungesa e vitaminave, sidomos B12, zinku, folati, dhe hekuri
- Reagimi alergjik i gojës ndaj baktereve
- Ndryshimet hormonale gjatë menstruacioneve
- Stresi emocional apo mungesa e gjumit
- Infeksionet bakteriale apo fungale.
Si ta mjekoni në shtëpi?
- Përdorni brushë të dhëmbëve tejet të butë
- Përdorni pastën e dhëmbëve pa sulfate dhe sodium
- Shmangiuni ushqimeve të njelmëta, djegësa, acidike apo të nxehta.
Pasi t’i përmbaheni këtyre rregullave kyçe, për mjekim përdorini këto:
- Shpëlajeni gojën me ujë të njelmëzuar me kripë himalaje apo sodë bikarboni
- Vendoseni një kubë akulli mbi ulçerë për pak kohë
- Merrni suplemente të acidit folik, vitaminës B6, B12, dhe zink
- Shpëlajeni gojën me çaj kamomili
- Lyjeni me mjaltë
- Masazhojeni me borzilok. /Gazeta Shneta/