Infeksionet në vesh mund të kenë ndikim të madh në gjendjen emocionale të foshnjës tuaj.
Megjithatë, lajmi i mirë është që përmes njohurive të duhura, infeksionet që shfaqen në veshin e foshnjës mund të lehtësohen përmes produkteve që gjenden edhe në shtëpi.
Ndiqini ato më poshtë:
1. Masazh me vaj esencial
Duke masazhuar pjesën e jashtme të veshit, fytyrën, nofullën dhe qafën e foshnjës tuaj me vaj esencial përmirësoni edhe qarkullimin e gjakut në vesh, duke përshpejtuar shërimin. Vajërat të cilat rekomandohen janë vaji i pemës së çajit (Tea Tree Oil), vaj livandoje apo atë të pishës.
2. Çorape me kripë
Çorapja mund të funksionojë si një ngjeshëse e ngrohtë, duke liruar presionin në veshin e fëmijës.
Çfarë duhet të bëni:
Merrni një çorape të pastër të bardhë dhe mbusheni me 140 gram kripë. Lidheni në nyje në pjesën e fundit të çorapës. Ngroheni me mikrovalë dhe vendoseni në kockën e nofullës së foshnjës suaj derisa të vërehet përmirësimi.
3. Vaji i hudhrës
Hudhra është një antibiotik natyral shumë i fuqishëm që mund të bëjë mrekulli për veshin e sëmurë të fëmijës tuaj kur kthehet në vaj.
Çfarë duhet të bëni:
Prisni një thelb hudhër dhe vendoseni në një tigan të vogël. Pastaj vendosini mjaftueshëm vaj ulliri sa të mbulohet hudhra. Lëreni në vaj të nxehtë për 45 minuta. Nxirrni hudhrat jashtë dhe lëreni vajin të ftohet. Vajin vendoseni në një pikatore dhe vendosni një ose dy pika në veshin e fëmijës./Gazeta Shneta/