IKShPK këshillon qytetarët në lidhje me gripin: Mos dilni gjatë në ambiente të ftohta

2018-01-31 në ora 19:24

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar raportin e ecurisë epidemologjikë të gripit sezonal në periudhën prej 1 Tetorit të vitit të kaluar,  deri më 31 Janar të këtij viti.

Sipas këtij instituti, rastet janë raportuar nga të gjitha komunat e Kosovës, me përjashtim të komunave me popullatë sërbe, shkruan Gazeta Shneta.

“Numër më i madh i rasteve raportohet  nga  komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës por asnjëra nuk  e kalon pragun epidemik. Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit – IKSHPK  deri  më 31 janar  2018  janë testuar gjithsej 306 mostra të dyshimta në grip. Prej tyre 132 mostra  kanë  rezultuar pozitive:  44 mostra  Influenza A, prej tyre 1rast A(H1)v dhe  87 mostra  Influenza B prej të cilave 48 raste Influenza B tipi Yamagata.”, thuhet më tej në raportin e IKShPK.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar ka rekomanduar që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe njerëzish dhe të përdorin sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Vaksina e gripit të tipit B nuk është e disponueshme në institucionet shëndetësore.

Megjithatë, tipi B Yamagata nuk shkakton shpërthime epidemike dhe është më pak i rrezikshëm se Gripi A./Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *