Një nënë e lumtur dhe e mbushur dashuri ka arritur famë të madhe në mbarë botën.
Artistja indiane krijon fotografi të bukura rreth vajzës së saj bukuroshe.
Ajo është Krinzal, një mësuese dhe artiste nga Gujarati i Indisë, e cila shfrytëzon imagjinatën e saj dhe e kombinon atë me idetë artistike tejet të veçanta, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Për të krijuaj këto fotografi mbresëlënëse, Krinzal përdor orendi të ndryshme të shtëpisë, për të bërë sa më të kreativ momentin e shkrepjes së fotografisë. Ato më së shumti janë rroba të ndryshme.
Krinzal ka treguar se çdo herë përgatit skenën e improvizuar natën pas të vë vajzën në gjumë, dhe pastaj heret në mëngjes, vogëlushja shfaqet në rolin e saj të ri plot buzëqeshje.
Kjo artiste tashmë nënë, ishte dëshpëruar shumë kur u bë nënë, që duhej të hiqte dorë nga ëndrra e të qenit artiste.
Por, durimi i saj u shpërblye. Tani, me faqen personale ne Facebook “Mommy Creates”, Kanzal, ka bërë miliona ndjekës dhe çdo ditë merr oferta nga persona të ndryshëm për t’i realizuar fotosesionin e bebeve të tyre. /Gazeta Shneta/