Në moshën një vjeçare, fëmija ka një kujtesë mjaft të shkurtër, prandaj nuk do të kujtojë ditën e parë të ditëlindjes së tij.
Kjo nuk duhet t’ju ndalojë ta bëni atë një ditë të paharrueshme për ju dhe beben tuaj.
Deri në moshën dy vjeçare, fëmija juaj mund të jetë në gjendje të kuptojë idenë themelore përse festohet ditëlindja, transmeton Gazeta Shneta.
Sidomos, nëse ju i shpjegoni në mënyrë të qetë dhe të thjeshtë tërë procesin që ndodhë në këtë ditë, duke e bërë atë ditë, moment të gëzimit.
Dhe ndërmjet moshës tre dhe pesë vjeçare, fëmija juaj patjetër do të jetë në kërkim të festimit sa më të mirë të ditëlindjes, madje duke kërkuar edhe dhurata.
Prandaj, bëjeni këtë datë të veçantë duke u kujdesur që të pranishmit të jenë të dashur për beben tuaj.
Pra, e gjithë ideja është çfarë fëmija juaj dëshiron dhe jo atë çfarë mund të doni ju./Gazeta Shneta/