Një grua 38-vjeçare, e cila iu nënshtrua një transplantimi të mitrës nga motra e saj binjake, ka lindur një djalë, duke u bërë njëkohësisht edhe një nënë për herë të parë.
Foshnja e lindur nëpërmjet seksionit cezariane të enjtën në spitalin e Bolonjës së Italisë, peshonte 3 kilogramë, njoftoi stafi mjekësor, transetmon Gazeta Shneta.
Sipas mediave italiane, ky është transplanti i dymbëdhjetë i suksesshëm i mitrës dhe i pari i llojit të tij i ndodhur nëpërmjet dy motrave binjake.
Ekspertët thonë se ky zbulim në fushën e kirurgjisë dhe teknologjisë mund të ofrojë shpresë për qindra gra që ëndërrojnë të bëhen nëna një ditë.
Gruaja që lindi fëmijën, mësohet të kishte qenë lindur pa mitër, gjendje shëndetësorë që ka ndodhur tek 4.500 femra në mbarë botën, raporton e përditshmja “Bologna Today”./Gazeta Shneta/