Ngjarje të shumta tentojnë të tregojnë në jetën tonë që gjërat e bukura janë jo nga pamja e jashtme por nga brendësia e tyre.
Sara Heller dhe partneri i saj Chris Eidam kishin marrë një lajm të hidhur në javën e 24’ët të shtatzënisë – i biri i tyre do të lindej me një deformim të madh, transmeton GazetaMetro.net
Ultrazëri kishte treguar se si djaloshi do të lindej me buzën e epërme të ndarë, për cka edhe do të kishte probleme të tjera shëndetësore, andaj e këshilluan të abortonte.
Pas lindjes, me krenari publikuan në rrjetet sociale fotot e të birit, në mënyrë që shoqëria të kuptonte dhe të e pranonte.
Pas dhe para operacionit
Pas disa muajsh, djaloshi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike në fytyra dhe tani ka pamje krëjtësisht normale, ndërsa shenjat janë pak dukshme.
“Ky përjetim na ka treguar sa e fortë është bashkësia e personave me buzë apo qiellzë të ndarë. Na janë lajmëruar njerëz nga mbarë vendi, na kanë dërguar para dhe na ofruan ndihmë”, ka thënë Sara Heller. /gazetametro.net/