Një prej simptomeve më të përsëritura gjatë shtatzënisë është etja e cila vjen si pasojë e dehidrimit të trupit.
Nënat shtatzëna duhet treguar shumë të kujdesshme kur vie puna tek lëngjet trupore pasi që ato janë vitale si për nënën ashtu edhe për foshnjën që po zhvillohet brenda saj, transmeton GazetaShneta.
Një nënë me barrë sygjerohet të pijë rreth 1.5 litra ujë në ditë apo rreht tetë gota normale.
Një nga shenjat kryesore që ju tregon se keni deficit të lëngjeve pa dyshim se është etja. Atëherë kur ndjeni etje ju duhet patjetët të pini ujë. Mirëpo etja shumë shpesh mund të kthehet në një simptom më serioz pasi që zgjatë edhe pasi ju të keni pirë ujë.
Një formë e mirë që tregon nëse ende keni nevojë për ujë është ngjyra e urinës. Nëse urina juaj kanjë ngjyrë të verdhë të errët atëherë tregon se ju nuk po konsumoni ujë aq sa duhet.
Për të dalluar më mirë nëse jeni të hidratuara ju do të keni: dhimbje të kokës, kapsllëk, lodhje, do të jeni të shpërqëndruara, hunda dhe goja do të jenë të thata si dhe mund të keni infeksione në kanalin urinar, përcjellë “The Conversation”.
Disa aktivitete që mund të ju shkaktojnë etje dhe dehidrim është edhe fluturimi me aeroplan pasi që lagështia e ulët e ajrit ulë edhe lëngjet tuaja.
Një këshillë që nuk bën të anashkalohet është gjatë të përzierave të mëngjesit kur ju villni ushqimet e ngrëna. Në këto momente ju po humbni shumë lëngje të cilat duhet t’i zëvendësoni menjëherë pasi të qetësoheni pak. /GazetaShneta/