Studiuesit zbuluan se vetëm dy deri në shtatë ditë ekspozimi ndaj ilaçeve pa recetë gjatë tremujorit të parë ndikuan në zhvillimin e gjëndrave në një fetus.
Marrja e ibuprofenit gjatë tremujorit të parë mund të dëmtojë pjellorinë e ardhshme të foshnjës tuaj, nëse keni një vajzë shkruan Parents transmeton Gazeta Shneta.
Sipas një raporti, konsumimi i qetësuesit për dhimbjen gjatë tre muajve të parë të shtatëzanisë mund të zvogëlojë numrin e vezëve të ruajtura në vezoret e vajzës suaj.
Studiuesit zbuluan se vetëm dy deri në shtatë ditë ekspozimi ndaj ilaçeve pa recetë bëri që qelizat germinale në zhvillimin e indeve të vezoreve njerëzore të vdisnin ose të mos shumoheshin në normën e zakonshme. Qelizat germinale janë jetike për zhvillimin e folikulit.
“Ne me të vërtetë kemi vërejtur se ibuprofeni shkaktoi dëmtim të indeve, megjithatë, ne ende nuk e dimë se si”, thotë Séverine Mazaud-Guittot, e cila është autore kryesore e studimit ./Gazeta Shneta/