Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shtator 2017

2017-09-05 në ora 06:40

Dashi
Edhe gjate kësaj dite jeta juaj ne çift do jete shqetësuese. Do grindeni për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe nuk do toleroni aspak. Yjet këshillojnë te ndryshoni sjellje nëse nuk doni te keni probleme serioze. Beqaret nuk duhet te dëshpërohen edhe nëse nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Për financat do ketë vështirësi, por asgjë alarmante. Vazhdoni te tregoheni te matur.
Demi
Nuk do mërziteni aspak sot nga ato qe do iu thotë partneri dhe do i kuptoni gabimet qe keni bere me pare. Nuk ehte kurrë vone për t’i ndrequr ato dhe për te pare me pozitivizëm drejt se ardhmes. Beqaret edhe pse do kenë takime interesante nuk duhet te krijojnë iluzione. Perspektivat materiale janë te mira. Do kryeni transaksionet dhe investimet e menduara.

Binjakët
Me bekimin e yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e mire sesa mendonit. Do tregoheni me te sjellshëm, me te dashur dhe do i shprehni te gjitha ato qe ndjeni. Beqaret duhet te reflektojnë me kujdes para se te hedhin çfarëdo lloj hapi. Mos u gënjeni nga ndonjë veprim i dikujt. Situata financiare do jete e paqëndrueshme dhe për disa mjaft problematike.

Gaforrja
Pasioni do dominoje sot ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do jeni me shprehës dhe do mendoni vetëm për te mirën e lidhjes qe keni krijuar. Beqaret, për një arsye apo për një tjetër do i mbyllin portat e zemrës dhe nuk do lejojnë askënd te futet. Financat do jene përgjithësisht te stabilizuara, megjithatë ende duhen shmangur investimet e tejskajshme.

Luani
Jeta juaj ne çift ka rrezik te kaloje një periudhe te turbullt. Do e keni te vështirë te mos i shprehni ato qe mendoni dhe ne ndonjë moment do e teproni me fjalët. Beqaret do jene joshës dhe do kenë disa takime, por asgjë serioze nuk pritet. Nëse keni menduar për një investim te madh, sot është momenti i duhur. Financat do jene ne gjendjen me te mire.

Virgjëresha
Lidhja ndërmjet jush dhe partnerit do përforcohet edhe me shume gjate kësaj dite. Nuk do lejoni askënd te ndërhyjë ne jetën tuaj dhe do bëni gjithçka qe dëshironi. Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe do bëjnë për vete persona te shumte. Dikush mund te jete edhe ai qe keni ëndërruar prej kohesh. Ne planin financiar do i kaloni te gjitha vështirësitë qe kishit pasur.

Peshorja
Do jeni shume sensuale gjate kësaj dite dhe partneri do ndihet me fat qe iu ka ne krah. Disa mund te mendojnë për një udhëtim te shkurtër, por romantik. Beqaret do kenë disa takime interesante, por nuk do ndihen ende gati te fillojnë një histori dashurie. Ne fakt çdo gjë varet nga ju. Influenca e yjeve do jete e favorshme edhe për sektorin financave. Do ketë përmirësime.

Akrepi
Dite shume e mire kjo e sotmja për jetën tuaj ne çift. Do ndiheni rehat pranë te dashurit te zemrës dhe do mendoni se me te vërtetë ai është dashuria juaj e përjetshme. Beqaret do joshin shume, por nuk do kenë kurajë t’i shprehin me fjale pëlqimet. Maturi dhe sa me shume maturi duhet te tregoni ne sektorin e financave. Vetëm kështu nuk do keni probleme.

Shigjetari
Gjate gjithë ditës se sotme do jeni ne dispozicion te partnerit tuaj dhe do ia plotësoni atij çdo dëshirë. Kërkoni edhe nga ai ta beje te njëjtën gjë sepse gjithçka është reciproke. Beqaret do kenë disa takime, por edhe rivaliteti do jete i forte. Tregohuni me dinake! Financat do jene përgjithësisht te mira dhe nuk do keni aspak probleme.

Bricjapi
Dite shume e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Nuk do bini dakord me partnerin dhe kjo do iu nevrikose mjaft. Mos kërkoni gjithmonë te behet si thoni ju sepse do gaboni. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do hedhin asnjë hap për te kërkuar dike. Për financat mos u shqetësoni aspak sepse nuk do jene problematike.

Ujori
Kontrollojeni veten sot dhe mos bëni gjera për te cilat te pendoheni. Ne një lidhje duhet te tolerosh dhe te mos kërkosh qe ai te ndërpresë çdo lloj komunikimi me te tjerët. Beqaret do jene te turpshëm si gjithmonë dhe nuk do i pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Financat nuk do jene shume te mira, prandaj kryeni vetëm shpenzimet me te rëndësishme.

Peshqit
Ndikimi i Plutonit ne jetën tuaj ne çift do jete shume i madh sot. Marrëdhënia ne çift do jete me harmonike dhe me e bukur se me pare. Shfrytëzojeni ditën sa te mundni! Beqaret ka shume gjasa te kenë dashuri me shikim te pare, prandaj duhet te dalin jo te qëndrojnë ne shtëpi. Ne planin financiar duhet me patjetër te merrni një vendim te rëndësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *