Dashi
Pritet një ditë me zhvillime interesante për aktivitetin tuaj të punës, por edhe në planin sentimental yjet thonë se sot do të jetë dita e duhur për të hedhur një hap vendimtar. Kujdes nga alergjitë.
Demi
Duket se sot do jeni në qendër të vëmendjes prandaj edhe kërkohet të tregoheni të matur dhe të kapitalizoni rastin që mund t’ju paraqitet. Hëna në shenjë ”gudulis” jo pak erosin tuaj.
Binjakët
Sot mund të keni një nga ato ditët që cilësohen si ”jo”, ku nuk ju ecën për asgjë, por mos u ngutni, sepse pjesa e dytë e diës pritet të jetë shumë pozitive. Kujdes nga njerëzit që shtiren sikur ju mbështesin.
Gaforrja
Duket se Marsi në shenjë do t’jua tensionojë në një farë mënyre ditën, por bëhet fjalë për tension pozitiv, që ju shkund për të vepruar në mënyrën e duhur. Ndërsa raportet janë ndërpersonale mjaft të mira.
Luani
Me Afërditën sot negative në shenjë nervozizmi i paarsyeshëm dhe ndjenja e kundërshtimit mund t’ju bëjnë disi të bezdisshëm në mjedisin ku ushtroni aktivitetin, prandaj kujdes. Mirë shëndeti.
Virgjëresha
Hëna sot pritet të jetë ”sponsori” kryesor për të gjithë ju që i përkisni kësaj shenje prandaj duket se do të jetë shumë pozitive në planin ekonomik dhe e mrekullueshme në atë personal.
Peshorja
Mos u mundoni të kërkoni përgjigje për pyetje që efektivisht nuk kanë nevojë për to. Pak vështirësi në punë, por jeta në çift ka zhvillime shumë interesante e pritet që t’ju ndryshojnë jetën për të mirë.
Akrepi
Duhet të merreni më shumë me një projekt në të cilin dikush ju ka përfshirë në mënyrë që të vazhdoni të jeni pjesë e rëndësishme e tij. Kujdes në raportet disi të lëkundura me partnerin.
Shigjetari
Duhet të tregoheni shumë më të disponueshëm nëse doni që edhe të tjerët t’ju mbështesin atëherë kur keni më shumë nevojë. Diçka nuk do të shkojë ashtu siç duhet në planin sentimental.
Bricjapi
Afërdita sot është plotësisht në dispozicionin tuaj, çka do të thotë se planeti i dashurisë do t’ju sjellë momente shumë të bukura në këtë drejtim. Pak skeptikë në një propozim për punë.
Ujori
Mos u mundoni të fshiheni pas gishtit, prandaj dilni hapur se kështu jo vetëm që do të jeni më bindës, por do të fitoni edhe admirimin e atyre që keni kundër. Kujdes me sëmundjet e stinës.
Peshqit
Marsi në shenjë sot jep energji e mbi të gjitha dëshirë të madhe për të bërë diçka të mirë. Mërkuri gjithashtu pozitiv ju mpreh inteligjencën dhe ju rrit kreativitetin. Ditë e qetë në planin sentimental. /Gazeta Shneta/