Një gruaje i ka ndodhur një rast i rrallë, për të cilën po përflitet nëpër mediat ndërkombëtare.
Ajo grua nuk e kishte planifikuar fare një shtatzëni të tillë, duke përdorur kontraceptivë spiralë, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas të përditshmes Daily Mail, mjekët i thanë se ka gjasa t’i ketë dal jashtë pasi spiralja nuk shihej në ultrazë. Por, ajo u shokua kur e kuptoi se ishte shtatzënë në javën e 18-të.
E çudia ndodhi kur lindi beben. Spiralja e cila në 99 për qind të rasteve është efektiv kundër shtatzënisë, doli nga trupi i nënës së bashku me beben.
Nëna bëri një fotografi te bebes e cila mbante ne duar spiralen dhe u shpërnda nga 71 mijë njerëz në rrjetet sociale./Gazeta Shneta/