Historia prekëse prapa fotografive të ditëlindjes së parë të trinjakëve

2018-10-16 në ora 06:35

Të tre djemtë e Chervonne Magoa janë ulur përreth varrit të nënës së tyre, duke festuar ditëlindjen e parë të tyre pa nënën. Kjo, për shkak se e ndjera nga Zelanda e Re ndërroi jetë menjëherë pasi lindi trinjakët.

Chervonne vdiq më 31 gusht të këtij viti, pasi pësoi embolizëm të lëngut amniotik. Kjo gjendje ndodh kur lëngu amniotik depërton në sistemin e qarkullimit të gjakut të gruas shtatzënë, transmeton Gazeta Shneta.

Me rastin e festës së ditëlindjes, iu është ngritur gurthemeli nënës së trinjakëve. Në këtë gurthemel shihet fotografia e Chervonne shtatzënë, duke ia bashkëngjitur fjalët: “Për fëmijët e mi. Nëse do të më vihej të zgjidhja ndërmjet humbjes suaj dhe frymës, do shfrytëzoja frymën time të fundit për t’iu treguar se ju dua”.

Deri në 500 njerëz morrën pjesë në këtë ngjarje, të cilët sjellnin piktura që portretizonin nënën dhe balona për trinjakët.

Këto janë dy nga fotografitë që u mundësuan nga babai i foshnjave përgjatë ceremonisë./Gazeta Shneta/

The heartbreaking story behind these triplets first birthday photos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *