Lindën 4 muaj para kohe, këta binjak shumicën e 27 javëve sa kanë mbushur, e kanë kaluar ndaras duke luftuar për mbijetesë.
Derisa Franki i habiti edhe mjekët duke u zhvilluar përkundër shanseve të vogla, Nico kishte hemorragji në kokë dhe në mushkëri, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Nëna Jo-Anne Collins tha se është mrekulli që ka ardhur në shtëpi me dy djemtë e saj.
“Kam qarë shumë kur u bashkuam si familje në shtëpi”, ka thënë ajo.
Collins dhe burri i saj Paul Paraskeva, kanë pritur gati 12 vite që të bëhen pridër.
Ata shpenzuan më shumë se 25 mijë funte për të kryer IVF-në. /Gazeta Shneta/