Një mjek kardiolog mësohet se ka qetësuar një vajzë 2-vjeçare përmes filmave të animuar në telefon, përpara se t’i nënshtrohej operacionit.
Sipas raporteve, vajza e njohur si Xin Er kishte komplikim të parakohshëm të zemrës. Ajo ishte duke pritur në rend për operacionin e saj, derisa frika dhe lotët nuk ndalonin, transmeton Gazeta Shneta.
Kirurgu Shi Zhuo, Zëvendës Drejtor i Klinikës së Kardiologjisë në Spitalin Universitar të Zhejiang-ut, e vendosi në krahët e tij duke e qetësuar me filmat vizatimor më të preferuara të saj.
Vajza arriti të qetësohej ndërsa shikonte filmat e animuar, të cilën më pas e futën në anestezion dhe arritën ta operonin me sukses./Gazeta Shneta/