Kur Kim mbeti shtatzënë pas trajtimit me IUI (Intrauterine Insemination) pas pesë vjetësh tentim, ajo nuk mund ta besonte atë.
Për të, më në fund kjo ishte një ëndërr e kthyer në realitet – një vajzë të vogël të sajën! Por, për të shkuar deri aty, ajo pati një beteje jo të lehtë, transmeton Gazeta Shneta.
“Mua ende më kujtohet momenti më i lumtur i shtatzënisë. Unë isha në Portugali me familjen, duke pushuar në divanin lartë dhe me një kafe afër. Duart po më pushonin në barkun që ngadalë po rritej. Dhe më pas i dëgjova goditjet. Ishte hera e parë.
Ishte hera e parë që e ndjeva goditjen e këmbëve të vogla dhe të forta”, shprehet Kim.
Por, jo gjithçka ishte e lehtë për këtë nënë. “Ne provuam gjithçka. Unë e lash alkoolin, kafeinën dhe ne e monitoruam ovulimin si diçka të rëndësishme. Për pesë vjet, ne e kthyem seksin nga diçka argëtuse, në diçka shumë të rëndësishme.
Përderisa cikli im vinte dhe shkonte, vinte dhe shkonte, e pash vetën duke shikuar shoqet shtatzënë dhe ato e urrenin këtë fakt, sepse suksesi i tyre vetëm i shërbente dështimit tim.
Unë kam provuar aq shumë dhe disa nuk ishin të sigurta për të mbetur shtatzënë: disa nuk kanë nevojë fare ta provojnë. Ky mbeti drejtësia këtu? Unë doja bebën time aq shumë saqë kur mbeta shtatzënë pati emocione të tmerrshme”, kujton më tutje Kim.
“Dhe një verë unë mbeta shtatzënë në mënyrë natyrale. Kishte të përziera për dre ditë dhe mendova: “Po! Po ndodh më në fund, kjo është!”. Dhe më pas gjakderdha. Ishte si një cikël, por më i fuqishëm. Në një moment ndjeva se diçka po del jashtë. Shtatzënia ime përfundoi. U ndjeva shumë shumë e zhgënjyer.
“Pas këtij aborti, ne vendosëm se ka ardhur koha dhe gjinekologu im na referoi në një klinikë për IUI. Vizita e parë ishte fillimi i muajve me stres, frustrim, brengë dhe shumë e shumë teste gjaku.
Pas shumë tentimesh erdhi hera e fundit e tentimit. Nëse kjo nuk do të punonte, ne do të provonim IVF. E caktuam terminin. Do na kushtonte 10,000 dollarë.
Ne po qëndronim në Costco kur ata na telefonuan. Funksionoi! Unë isha zyrtarisht shtatzënë! Ata na e dhanë lajmin dhe unë fillova të qaja. Pas shumë vjetësh tentim, vite me zhgënjim dhe dhimbje, gjithçka u harrua me një fjalë të mrekullueshme: “Po””, përfundon rrëfimin e saj kjo nënë.
Kim është bërë nënë e vajzës Jamison, me të cilën po shijon vitet më të lumtura në jetë. /Gazeta Shneta/