Një vajzë ditën e sotme ka bërë shumë bujë në mediat e huaja sepse ka raportuar në polici një fakt shumë të çuditshëm e të pazakontë. Vajza kishte zbuluar se në fakt prindërit e saj ishin motër e vëlla.
Vajza e quajtur Donna Prince ka treguar se fëmijëria e saj ka qenë shumë normale dhe e lumtur dhe për të tjerët është dukur gjithnjë një familje perfekte. Por një ditë në vitin 2014, bota filloi t’i ndryshonte kur kuptoi se në fakt prindërit e saj ishin motër e vëlla biologjikë.
Tashmë Donna 32 vjeç reagon: “I urrej. Më duket se e gjithë jeta ime ka qenë një gënjeshtër. Nuk ka fjalë ta përshkruaj se sa ma shpifin ata që fatkeqësisht janë prindërit e mi”.
Pasi gjykata investigoi këtë çështje incesti për rreth 2 vite, doli e vërtetë që prindërit e Donnas ishin motër e vëlla. Megjithatë, babai i saj në gjykatë tregoi se në fakt ai në fillim nuk e dinte që e kishte motër të ëmën e vajzës sepse nuk ishin takuar me njëri- tjetrin nga një fëmijëri e vështirë që kishin kaluar. “Pasi kryem marrëdhënie seksuale dhe motra ngeli shtatzënë u desh të bënim disa analiza. Në atë kohë kuptuam që ishim motër e vëlla dhe pastaj nisëm të lidhim gjërat e të shkuarës dhe na u mbush mendja se me të vërtetë ishim të tillë. Por sërish, dashurinë e kishim të madhe”, – ka treguar babai në gjykatë.
Çështja është ende në diskutim e sipër sepse ka ngjallur shumë reagim në publik duke qenë se partnerët e pranojnë se janë motër e vëlla, por sërish ngurrojnë që kjo t’ju duket një problem për t’u ndarë e për të mos e dashuruar njëri-tjetrin, ndërkohë që e bija, Donna, ka vendosur të vazhdojë jetën e saj duke mos u folur më kurrë. /Blitz.al/