Një studente, e cila kaloi në koma pas një aksidenti të tmerrshëm me makinë, është cilësuar një ‘mrekulli që ecën’ pasi ajo lëvizi gishtin e madh të këmbës për të sinjalizuar mjekët pak përpara se ata të fiknin pajisjen që e mbante në jetë.
Britanikja Sam Hemming mori plagë të rënda në kokë kur u aksidentua me makinë me të dashurin.
I dashuri shpëtoi me plagë të lehta, por mjekët thanë se ajo nuk ka shanse që ta marrë veten.
Por pavarësisht plagëve, 22-vjeçarja, që studionte juridik, sfidoi mjekët dhe u kthye në jetë.
Pas 19 ditësh në koma, mjekët u thanë prindërve që të përgatiten për më të keqen.
Mamaja e saj, Carol, thotë se ata ishin mbledhur në dhomën e saj për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
“Ne ishim mbledhur në dhomë dhe ata fikën pajisjen që e mbante në jetë. Unë ulërita”.
Në mënyrë të pabesueshme, Sam kishte lëvizur gishtin e këmbës dhe mjekët vendosën ta mbajnë sërish në koma të kontrolluar.
Disa ditë më vonë i bënë një trakeotomi dhe tetë javë pasi u shtrua në spital, ajo u dërgua në shtëpi.
Pavarësisht dëmtimeve në tru, ajo tani ka mësuar që të ecë dhe të flasë sërish.