Historia e një nëne qe urrente të ngelte shtatzënë

2018-10-19 në ora 03:21

Disa nga gratë kanë një dëshirë të vetme, të ngelin shtatzënë përkundër disa të tjerave që e refuzojnë këtë transmeton Gazeta Shneta.

Një grua tregon historinë e saj

“Historia jonë nuk është nga ato me fillim të bukur. Unë nuk doja absolutikisht të ngelja shtatzënë. Më dukej shpejt, më dukej përgjegjësi e madhe, më dukej vetja e vogël, kisha ende shumë për të bërë dhe tani që e mendoj dyshoj shumë nëse ende do kishte ardhur dita të merrja vendimin për të sjellë në jetë një fëmijë”.

“Megjithatë atë muaj sikur e ndjeja se do të ndodhte dhe refuzoja bindshëm të gjitha miket e mija që më thoshin se ndoshta bashkëshorti im kishte të drejtë, ndoshta pas 8 vitesh bashkë një fëmijë do bënte gjithçka më të bukur. Dhe e dini se çfarë ndodhi? Një ditë nuk durova dot aromën e duhanit që ai pinte, ”të lutem fike, se po më bezdis” ai mu kthye duke buzëqeshur “ti je shtatzënë”.

“Qesha  sepse sikur më pëlqeu për momentin dhe nxitova të refuzoja “jo, nuk dua të jem” por dyshimi s’më la të qetë. Sapo shkova në punë bëra menjëherë disa teste ku të gjitha dolën pozitive. E merrni me mend që dashuria për foshnjën filloi menjëherë edhe pse para pak qastesh nuk doja të isha shtatzënë”.

“Nisi bukur por jo gjithçka shkoj mirë, unë nuk e shijova si duhej por më në fund e linda një djalë të vogël bukurosh”./Gazeta Shneta/.

– Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *