Ajo është 60 vjeçe dhe ka vetëm pak muaj që ka lënë qelinë e burgut. Për të, jeta jashtë hekurave është më e errët se dhoma ku jetoi për dy vite.
Fatimja, nëna e 4 fëmijëve, dy djemve dhe dy vajzave është divorcuar në vitin 1994 me Ilmi Xhelon, pasi ky i fundit vuan nga shëndeti mendor. Një sëmundje kjo e trashëguar vetëm nga vajza e vogël Izaura, e cila sot ndodhet e shtirë në krevat…
Sikur të mos mjaftojnë këto, vajza ka tentuar disa herë të vrasë edhe veten. Madje, në janar të këtij viti në banesat sociale ku jeton me babain, ajo është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, ku ka mbetur në krevat e paralizuar.
Pamundësia ekonomike, i detyron grua dhe burrë, ndonëse të divorcuar të vuajnë në mjerim… Fatimja mbledh kanoçe për të siguruar jetesën, ndërsa shkon çdo ditë në banesën e ish-burrit për t’u kujdesur për vajzën e sëmurë. Kjo histori e dhimbshme u transmetua sot ne emisionin me “Zemër të Hapur”…