Divorci mund të jetë një përvojë izoluese dhe traumatike, sidomos për gratë në të 20-at e tyre dhe të 30-at e hershme, të cilat ndiejnë turp dhe stigmatizim të veçantë në një kohë kur shumë nga kolegët e tyre janë sapomartuar ose nuk kanë qenë kurrë të martuara. Kështu që ne u kërkuam lexueseve tona që të na përgjigjen në pyetjen se:
Çfarë sfidash përballin gratë e reja, të divorcuara? Gjashtë gra nga sferat e ndryshme të jetës treguan me guxim historitë e tyre. Shpresa e tyre kolektive është se një grua që kalon nëpër këtë proces, do të duhet ta dijë se ajo nuk është e vetme, rrëfim i sjellur nga revista Barazia.
Tasha:
E martuar në moshën 24 vjeçe, e divorcuar në 28 vjeç.
Arsyeja e divorcit tonë ishte se thjeshtë ai vendosi se nuk më donte më, dhe unë nuk dua të martohem më.
Jessica:
E martuar në moshën 25 vjeç, divorcuar në 33 vjeç
“Ndjehesha si një dështim dhe që po shkatërroja jetën e vajzës time 5-vjeçare”.
Simmone :
E martuar në moshën 28 vjeç, divorcuar në 34 vjeç
“Ne ishim së bashku për 12 vjet, të martuar për pesë vjet”.
Caitlin:
E martuar në moshën 22, divorcuar në 28 vjeç
“E pyeta burrin tim se çfarë donte për mëngjes në një ditë me diell në tetor dhe ai tha: ‘Një divorc’.”
Elizabeth :
E martuar në 23 vjeç, divorcuar në 26 vjeç
“Sikur të zgjaste martesa ime, do të ishte përvjetori im i dhjetë i dasmës. ”
Hannah:
E martuar në moshën 18 vjeç, e divorcuar në 25 vjeç
“Versioni i shkurtër është se unë doja të përpiqesha t’i rregulloja gjërat, por për shkak të çështjeve të shëndetit të tij mendor (depresioni dhe PTSD), ai donte të përfundonte martesën tonë”.
Ballafaqimi me pasojat
TD: “Ne u përpoqëm të mbanim kontakt dhe biseduam 1 muaj e gjysëm pas ndarjes. Pastaj ai bëri një të dashur dhe ndërpreu komunikimin me mua. Ai e zgjati divorcin tonë më shumë se sa ishte e nevojshme, thjesht duke mos iu përgjigjur avokatit për shumë kohë. Sapo i nënshkrova në fund letrat, qava nga gëzimi dhe trishtimi bashkë. Kujdesem ende për të, por jam shumë më mirë pa të. ”
JL: “Kam humbur kaq shumë miq pas divorci tim. Unë kisha shumë shoqëri, dhe kjo ishte vetëm një e keqe që më erdhi nga jashtë. Kjo është diçka që askush nuk e kupton për divorcin: efekti që divorci ka jashtë martesës suaj”.
EP: “Në atë kohë, ndihesha vetëm dhe kisha turp. Unë nuk kisha burime të disponueshme … dhe ndihesha e mbingarkuar nga aspekti ligjor i përfundimit të martesës sime. Shumica e miqve të mi nuk ishin as në marrëdhënie të përkushtuara në atë kohë, e lëre më të përpiqeshin të kuptonin nëse duhet të ndaheshin nga partneri i tyre. Askush në familjen time të ngushtë nuk ishte divorcuar ndonjëherë.
HJ: “Fatmirësisht, marrëdhënia ime me ish-in tim ka qenë shumë e përzemërt dhe ne ende flasim dhe ndihmojmë njëri-tjetrin ku mundemi, nuk ka zemërim të tërbuar ose luftime të çrregullta për ta bërë çështjen edhe më të vështirë se ajo që tashmë është. E kam patur shumë të vështirë të filloj përsëri …
Jam ndjerë sikur i kam 18 vjet përsëri, sepse kjo është hera e fundit që unë mund ta mmbaja mend jetën time pa të. Kur je i martuar dhe divorcohesh në moshë të hershme, duket sikur ke jetuar një jetë të tërë në kohën që miqtë tuaj janë diplomuar. U ndjeva më e mençur, përtej viteve të mia, por prapë në të njëjtën kohë “.
Si e presin të tjerët
TD: “Përgjigja e parë e të gjithëve duket të jetë ‘Më vjen keq.’ Unë mendoj se ata nuk dinë çfarë të thonë tjetër. Pastaj ata pyesin se si unë jam, nëse kam filluar të shihem me dikë tjetër, ose nëse kam folur me të.
Gjithmonë është ndjenjë shumë e vështirë kur u kthen përgjegje, por edhe fuqizuese, kur unë përpiqem t’u tregoj, se tani e di që jam person më i mirë se kur isha me të dhe jam krenare për veten dhe dua të ecë përpara. Përpiqem që bisedat të mos jenë ‘rreth tij’, dhe më shumë drejt asaj që unë kam bërë dhe kam në plan për të bërë. ”
JL: “Kjo ndryshon. Shumë njerëz të moshuar më gjykojnë dhe thonë: ‘Duhet të jeni divorcuar shkaku që nuk jeni martuar me kohë’ dhe moralizime të tilla si: ‘martesa nuk është ajo që dikur ishte’. Shikoni baballarët atje me fëmijët e tyre, të vetëm dhe njerëzit mendojnë se ata duken shumë të lezetshëm. Por, kjo nuk vlen edhe me gratë. Është një standard i dyfishtë, i cili nuk është në rregull.
ST: “Sot, nuk kam pse të flas për rrjedhën e divorcit tim. Kur e ndaj faktin që unë jam divorcuar, gjithmonë them, ‘Unë jam kjo që jam nga një martesë e dështuar që kisha. ”
HJ: “Për shkak të moshës sime, njerëzit priren ta minimizojnë divorcin. Ndërsa ata mund të mendojnë se duke thënë, ‘E keni jetën para jush për të gjetur dikë të ri’ është e bukur, por kjo mund të të bëjë të ndihesh gjithashtu demoralizuese. Ndërsa, është e vërtetë që divorcimi i të rinjve do të thotë se ende keni shumë vite para jush për të gjetur përsëri dashurinë – dhe ndoshta do ta gjejmë, gjë që nuk e bën humbjen e tanishme më pak të vështirë apo shkatërruese.
CF: “Një nga mësimet e rëndësishme dhe të papritura të këtij procesi ishte përballja me atë se sa të sëmurë janë shumica e njerëzve me trajtimin e bisedave të pakëndshme. … Më kanë pyetur: ‘Epo, çfarë po ndodhë me ty?’
Mbiemri yt
ST: “Unë jam duke mbajtur mbiemrin e martesës derisa të martohem përsëri.”
CF: “Unë ende nuk e kam ndryshuar mbiemrin tim ligjërisht. E dija që nuk mund të kthehesha në emrin tim të vajzërisë pas divorcit tim, sepse nuk isha më ajo vajzë. Unë zgjodha emrin tim të fundit sepse përfaqëson vendin ku jetonin prindërit e mi dhe kisha nevojë për diçka që të ndihesha si në shtëpi “.
EP: “Pasi u ndamë, fillova një punë të re, dhe pasi adresa ime e postës elektronike duhej të ishte ne emrin tim ligjor, më duhej të vazhdoja me emrin tim të martesës, derisa divorci të ishte përfundimtar. Më vinte si një kujtesë e padëshiruar, çdo ditë, për këtë gjë të vështirë që po kaloja.”
Takimet e reja dhe dashuria
TD: “Unë jam ndarë së fundmi dhe e kam marrë në konsideratë takimin me njerëz të tjerë, por fillimisht dua të kaloj ca kohë duke zbuluar se kush jam tani para se të përfshihem me dikë tjetër”.
JL: “Takimi përsëri me dikë tjetër ishte kaq i çuditshëm. Unë jam në atë moshë ku jo shumë djem të moshës sime janë të vetëm, dhe prej divorcit, ju jeni menjëherë e stigmatizuar. Tani, po takoj një burrë 20 vjet më të moshuar.”
ST: “E kisha të vështirë të merrja në konsideratë takimet, megjithëse ishi im kishte lëvizur plotësisht. Unë kam qenë në propleme për një kohë të gjatë, sepse – përmes letrave – unë isha ende e martuar. Megjithëse ishi im kishte lënë një grua tjetër shtatzënë dhe u zhvendos para se të fillonim edhe procedurat e divorcit, ndërkohë që unë isha ie përkushtuar për të qëndruar besnike ndaj zotimeve tona “.
CF: “Si një vajzë e një qyteti të vogël që rritet dhe merr pjesë në kolegj, unë kurrë nuk kisha takiuar dikë tjetër përpara divorcit tim në moshën 28 vjeçe. Unë u martova me një djalë që kisha njohur që kur isha 14 vjeç.
PE: “Një nga gjërat më të frikshme ishte: Si t’i tregoja një burri që do të dilja me të se jam e divorcuar? ”
HJ: “Mënyra e takimit është shumë ndryshe nga kur isha 18 vjeç. Megjithëse jam e re, ka qenë një udhëtim shumë interesant për të mësuar se si të takohem dhe të dali përsëri me njerëzit.”
Ngritjet dhe rëniet
TD: “Një gjë e mirë ishte liria e plotë e kohës sime.”
JL: “Gjë e mirë: të kem kontroll mbi jetën time. Gjë e keqe: Detyrat tipike të meshkujve, siç janë ndreqja e sendeve shtëpiake, më duket e pamundur pa burrin “.
ST: “Ka një jetë përpara për dashurinë dhe jetën. Unë me të vërtetë besoj se ka dicka më të mirë për mua. Unë e njoh veten më mirë sesa më parë. … Unë po bëj gjëra që ish partneri im kurrë nuk do të më inkurajonte. Momente të këqija: Ish-burri im ka menaxhuar të gjitha financat tona. Kur ai vendosi të largohej, ai kishte në kontroll të gjithë të ardhmen time financiare dhe ai e mori edhe atë me vete. ”
CF: “Jeta ime ishte një monument për pritjet e arritura: shkova në kolegj, kam karrierë, u martova, bleva një shtëpi. Divorci i shkatërroi të gjitha këto pritje dhe unë humba gjithçka që kisha punuar aq shumë, para se të arrija 30. ”
EP: “Ndërsa divorcimi ishte një kohë e tmerrshme për mua, por që gjithashtu më bëri shumë më të fortë si person. Po jetoj jetën që kisha nevojë për të jetuar , që dëshiroja ta jetoja, në vend të atij që mendoja se duhej të bëja. Sinqerisht, ajo më ndihmoi të formohem në personin që unë jam sot – një person që me të vërtetë e pëlqej “. /Gazeta Shneta
Burimi: The Lily