Ndiheni në siklet kur doni të ngrini krahët ose të vishni një bluzë pa mëngë, por i keni sqetullat të nxira? Ja si mund t’i hiqni këto të nxira me disa metoda natyrale, të thjeshta dhe jo të dhimbshme.
Uthull molle
Uthulla e mollës mund të jetë shumë efikase në këtë rast. Thjesht aplikojeni atë në pjesën poshtë krahëve, prisni për 5 minuta dhe më pas fshijeni me një copë pambuku. Mos e lani me ujë.
Patate
Patatja mund t’ju ndihmojë gjithashtu për të hequr të nxirat në sqetulla. Ju duhet ta shtrydhni pataten dhe të bëni me të një pastë. Pastaj aplikojeni pastën tek pjesët e nxira dhe lëreni ashtu për 30 minuta. Në fund lani pjesën poshtë krahëve me ujë.
Soda e bukës
Trajtimi me sodën e bukës mund të japë rezultate më të mira. Përzieni sodën e bukës me ujë dhe aplikojeni atë tek pjesët e nxira. Mbajeni ashtu për 10-30 minuta, dhe në fund lani pjesën poshtë krahëve me ujë të vakët. /Gazeta Shneta/