Nëse keni filluar të keni problem me rrudhat në fytyrën tuaj, mos u brengosni. Janë disa produkte shtëpiake që të gjithë i kemi që ndihmojnë në heqjen e tyre.
- Lëng domate
- Pastë dhëmbësh
- Xhel Aloe Vera
- Kapsula me Vitamin E
Fillimisht në një enë të pastër hidh gjysmë lugë pastë dhëmbësh. Shto edhe gjysmë lugë xhel aloe vera.
Pastaj vendos xhelatinën e Vitaminës E, shtoji 1 lugë lëng domate dhe përzieje mirë. Këtë përbërje aplikoje më pas në zonën ku mendon se ke probleme. Përhape me kujdes në ato pjesë me gishtërinjë.
Lëreni të qëndrojë në fytyrë për 5 minuta dhe pastaj lajeni me ujë të ftohtë. Pas larjes, e thani mirë fytyrën tuaj.
Hapi tjetër që duhet të ndërrmerrni është përdorimi i kapsulës së Vitaminës E. Merr disa pika nga kapsula dhe vendosi mbi lëkurë. Lëreni të qëndrojë gjithë natën dhe pastaj lajeni në mëngjes. Këtë hap me kapsulën e Vitaminës E aplikojeni çdo natë.
Të dy hapat bashkë duhet ti aplikoni një ditë po, një ditë jo, për rreth një muaj. Pas një muaji do ta vëreni ndryshimin në lëkurën tuaj.