Për himenin, është shkruajtur shumë dhe me të lidhen shumë legjenda dhe ka një sekret, madje edhe sot në mjekësinë moderne.
Ka shumë gjëra që duhen ditur rreth himenit, por ja nisim nga anatomia më mirë. Himeni ndodhet pikërisht në hyrje të vaginës. Por, për të kuptuar më mirë këtë lokacion duhet ditur diferenca midis vulvës dhe vaginës, të rëndësishime dhe me ndikim qëkur jemi në mitër.
Vulva: pjesa e gjenitaleve që janë jashtë, pjesa që mund të shohësh dhe fokusi i shumë revistave porno. Është Vulva jo Volvo.
Vagina: pjesa e gjenitaleve që ndodhet brënda. Vagina ka formë tubi dhe është pjesa ku hyjnë tamponi dhe penisi . Vagina fillon brënda vulvës, ku ndodhet himeni, dhe vazhdon deri në cervix. Vulva dhe vagina nuk kanë të njëjtën ind embronial. Pra kemi dy lloj indesh të cilët lidhën nëpërmjet himenit. Gjëja interesantë është që pjesa e brendshmë e indit të himenit vjen nga vagina kështu që është më sensitive ndaj estrogjenit. Prandaj kur vajzat arrijnë pubertetin, dhe nivelet e estrogjenit rriten, himeni ndyshon. Bëhet më elastik dhe nuk e mbulon gjithë hapësirën e vaginës.
Me ndryshimin e trupit ndryshon dhe himeni. Para pubertetit, vajzat e kanë himenin progresiv ndonëse duhet patur parasysh që të gjithë jemi të ndryshëm, të ndryshme janë dhe pjesët e trupit tonë. Himeni shtrihet në gjithë hapësirën e vaginës dhe është pothuajse trasparent. Në fund të pubertetit ai bëhet më shumë si një unazë ose si një O, duke lejuar penisin që të ketë hyrje të lirë. Ky ndryshim ndodh për shkak të ndikimit të estrogjenit në indet e himenit, që ka receptorë të estrogjenit njësoj si muret e vaginës. Duke parë që estrogjeni e bën himenin më elastik, idea që kemi rreth prishjes së himenit është totalisht e çmëndur.
PRA, ËSHTË PUBERTETI QË NDRYSHON HIMENIN, JO MARRËDHËNIA E PARË SEKSUALE. Estrogjeni e bën himenin më të shkurtër dhe të trashë , dhe kjo trashësi lejon që ai të jetë me elastik. Pra nëna natyrë bën gati trupin për marrëdhënien e parë./livingal/