Pothuajse të gjithë prindërit i kanë të përbashkëta këto pesë gabime kur vjen koha për heqjen e pelenës së bebes dhe mësimin për të shkuar në tualet.
Trajnerja profesioniste Tracey Fulwood, ka renditur pesë raste kur prindërit bëjnë gabime të rënda gjatë përgatitjes së fëmijëve të tyre për tualet, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
– Trajnimi i fëmijës në tualet, derisa ende mban pelenën
Prindërit vazhdojnë të përdorin pelenat dhe në të njëjtën kohë provojnë ta mësojnë fëmijën që të shkojë në tualet. Ky është gabimi i parë që e bëjnë. Fëmija juaj duhet të ndiejë lagështinë në mënyrë që të bëhet i vetëdijshëm. Prandaj është e rëndësishme që të filloni direkt në brekë.
– Pyetni fëmijën tuaj nëse ka nevojë të shkojë në tualet
Këtë e bëjnë zakonisht të gjithë prindërit, por mendoni pak: Ne i kërkojmë fëmijës tonë të na përgjigjet në diçka që nuk e ka bërë më parë dhe presim një përgjigje të saktë. Kjo nuk ka kuptim. Fëmija juaj nuk është në gjendje që t’ju përgjigjet në këtë pyetje. Krejt përvoja e tyre në këtë rast, është në një pelenë që në një mënyrë e ka ndjerë të lagur.
– Pritja derisa fëmija të jetë gati
Shenjat që fëmija juaj është gati të shkojë në tualet janë: tërheqja e pelenës, nuk dëshiron ta vendosë atë, si dhe pelena e thatë gjatë natës. Nëse fëmija juaj shfaq ndonjërën nga këto shenja, atëherë kjo është mundësia për ju prindër që të filloni me tualetin.
– Ryshfeti
Kjo thjesht nuk funksionon me fëmijët. Fëmijët janë nën kontrollin tuaj dhe nëse ju provoni ta blini atë, atëherë ju ka dal nga kontrolli. Ju nuk jeni duke dëshiruar që të vraponi pas fëmijës. Duhet të rimerrni kontrolli, prandaj mos përdorni metoda të tilla si “Nëse e bëni këtë, unë ju jap këtë”. Është zgjedhje me pasoja. Duhet vendosur kufijtë dhe fëmija të mësohet me rregullat.
– Përdorimi i forcës
Nuk mund ta bëni këtë. Qëllimi është që ta udhëhiqni një kalë drejt ujit, jo ta tërhiqni atë! Bëjeni tualetin pjesë të argëtimit. Kjo funksionon shumë më mirë sesa duke i bërtitur. /Gazeta Shneta/