Një dietë ushqimore e cila është efektive kundër rrudhave në fytyrë. Është një perime që gjendet pothuajse në çdo kuzhinë shqiptare.
Bëhet fjalë për lakrën e cila është një preparat që zëvendëson kremrat e ndryshme.
E gjithë kjo është meritë e efektivitetit që ka lakra dhe domatja kundër rrudhave.
Veçanërisht në dimër
Mos harroni kurrë të keni spinaqin dhe domatet në tavolinë, por sidomos lakrën në të gjitha versionet e saj. Një tjetër produkt është vaji i ullirit që mundësisht të jetë i papërpunuar. Eshtë një burim kryesor i vitaminës E dhe për acidet yndyrore esenciale që ai përmban.
Për të furnizuar trupin me antioksidantë të çmuar që kanë një efekt mbrojtës kundër radikalëve të lirë, ju mund të pini çdo ditë një gotë verë të kuqe dhe të shijoni një çokollatë të zezë.
Gjithashtu pini edhe një lëng portokalli çdo ditë
Në sajë të vitaminës C, lëngu I portokallit forcon veprimin mbrojtës të antioksidantëve dhe promovon më tej elasticitetin e lëkurës. Përveç frutave, vitamina C gjendet në kivi, speca dhe majdanoz./pernenat/