Dardhat jo vetëm që janë të shijshme, por janë një burim i madh i fibrave, vitaminës C dhe kaliumit.
Shumë studiues rekomandojnë që dardha të jetë një nga frutat e para që t’i jepet fëmijës, pasi janë të lehta për t’u tretur. Lëkura e këtij fruti ka aromë të mirë dhe përmban më shumë se gjysmën e fibrave.
Dardha për fëmijët mund të bëhen pure. Gjithashtu mund t’ja përzieni me një mollë.
Mjekët shprehen se dardhët nuk janë alergjike. Kjo për arsye se është një frut që tretet mirë. Kur vendosni të blini dardhë, shikoni me kujdes lëkurën e tyre në mënyrë që të mos jetë e mykur.
Dardhat e freskëta janë të shijshme për tu ngrënë dhe të përsosura për fëmijët. Mund t’ua jepni në copa të vogla në mënyrë që t’i mbajnë në dorë dhe të mësohen duke ngrënë vetë. Gjithashtu mund t’ua shtrydhni dhe jepni në formën e lëngut./pernenat.al/