Askush nga ne nuk do ta refuzonte idenë që të duket më mirë dhe më rinor se sa mosha aktuale.
Shumë nga ne madje do të donim edhe t’i fshinim rrudhat e të “luftonim” kundër kohës, transmeton Klan Kosova.
Por për aq sa duket e bukur, duket edhe diçka e pamundur. Megjithatë ka disa tretmane natyrale që ju ndihmojnë kundër rrudhave, e këto nuk janë as kremrat e shtrenjta e as operacionet plastike.
Një nga këto tretmane është ky që po ju sjellim më poshtë.
Përbërësit:
1 të bardhë të vezës
2 lugë çaji lëng portokalli ose lëng karrote
Pak pluhur shafran të Indisë
Si ta përgatisni:
Përzieni të gjithë përbërësit në një enë, e nëse keni lëkurë shumë të thatë kësaj përzierje mund t’i shtoni një lugë çaji mjaltë.
Pastrojeni fytyrën me ujë të vakët, thajeni mirë dhe më pas vendoseni këtë maskë duke pasur kujdes tek zona rreth syve.
Lëreni të qëndrojë për 5 minuta dhe më pas vendoseni edhe një shtresë tjetër të kësaj maske. Lëreni të qëndrojë për 15 minuta.
Më pas pastrojeni me anë të një lecke të pastër me ujë dhe largojeni ngadalë këtë maskë.
Pastrojeni sërish fytyrën me ujë.