Medikamentet jo gjithmonë zgjidhin problemet shëndetësore.
Megjithatë, ekzistojnë disa produkte natyrale të cilat gjinden në shtëpi, ku një ndër ta është edhe hudhra, e njohur për vetitë antibakteriale.
Falë hudhrës dhe disa produkteve të tjera, mund të shëroni fytin e acaruar, inflamacionin dhe ftohjen.
Receta:
– 3 dl ujë,
– 3 thelpinj hudhre,
– një qese çaj mente apo disa fletë të freskëta mente,
– mjaltë,
– limon.
Përgatitja:
*Shtypni hudhrën dhe hidheni në filxhan ku të qëndrojë 10 minuta, në mënyrë që të gjitha materiet e shëndetshme të saj të aktivizohen.
*Hidhni ujin në zjarr që të vlojë.
*Në filxhan me hudhër hidhni qesen e çajit (ose fletët e freskëta të mentës) dhe të gjithave shtoini ujin e vluar dhe lini të qëndrojnë 5 minuta.
*Kullojeni çajin, shtoni një lugë të vogël mjaltë dhe pak limon. Pini çajin derisa është ende i ngrohtë.