Klinika ku supozohet të ketë në funksion të gjitha pajisjet diagnostike, po detyrohet të huazojë aparatura nga një klinikë tjetër.
Në Radiologji tash e një kohë nuk është duke funksionuar sonda konvekse e ultrazërit e cila bënë ekzaminimin e abdomenit, shkruan Gazeta Shneta.
Prishja e kësaj sonde ka lënë ultrazërin pothuajse të papërdorshëm pasi është njëra nga pjesët që ju hyn më së shumti në punë radiologëve.
E derisa SHSKUK të sigurojë sondën e re, stafi i Radiologjisë ka kërkuar të huazojë një ultrazë nga Klinika e Nefrologjisë.
Por kjo nuk duket të jetë zgjidhja më e mirë pasi siç mëson Gazeta, ky ultrazë nuk është duke kryer punën më të mirë për shkak të rezolucionit të dobët. /Gazeta Shneta/