Komuna e Ferizajt gjatë ditës së djeshme njoftoi se sot do të vihet gurëthemeli dhe nisja e punimeve për ndërtimin e Spitalit.
Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në këtë komunë, Lulzim Aliu, u shpreh i lumtur teksa njoftoi se dje ka nënshkruar lejen e ndërtimit. Madje ai u lut që punët të shkojnë mirë dhe uroi qytetarët, por fatkeqësisht punët nuk do të nisin, shkruan Gazeta Shneta.
Fillimin e punimeve e ka shtyrë agjenda e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, të cilët sot nuk kanë mundur të marrin pjesë në ceremoninë për prerjen e shiritit.
“Përshkak të ndryshimeve në moment të fundit të agjendës së Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ceremonia e vënies së gurthemelit për ndërtimin e Spitalit të ri Rajonal në Ferizaj, e paraparë të mbahet nesër SHTYHET, për ditët në vijim, lajmërimin e së cilës do ta bëjmë me kohë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/