Me nje pjesemarrje masive te mjekeve, infermiereve, studenteve, farmacisteve dhe stomatologeve nga vendi dhe diaspora; figura mjekesh te shquar nga Ballkani, Europa dhe USA kane vulosur sot per te tretin vit rradhazi suksesin e padiskutuar te eventit me te madh mjekesor ne Shqiperi.
Eventi u pershendet me entuziazem nga Ministrja e Shendetesise, Zj. Ogerta Manastirliu, e cila vecoi edhe njehere rendesine e vecante dhe punen kolosale qe ky kongres mbart dhe percon per te gjithe profesionistet e mjekesise shqiptare dhe te huaj, duke siguruar keshtu sherbimin me cilesor, efektivitetin dhe plotesimin e nevojave jo me bazike por me specifike te mjekesise moderne ne vend.
Ky event, i vetmi i këtyre përmasave në Shqipëri, do të mirëpresë deri në 18 nëntor, profesionistët më të mirë në shëndetësi nga 20 vende të botës. Kongresin do e nderojnë me pjesëmarrjen e tyre mbi 500 lektorë vendas dhe te huaj, profesorë të mirënjohur mbarëbotërorë, si dhe 2000 pjesëmarrës nga vendi, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kongresi do te prezantoje 20 seksione shkencore klinike, 3 workshope dhe 2 Satelite Simposia, 2 forume infermierore, tavoline të rrumbullakët për studentët./Gazeta Shneta/