Kanë filluar aplikimet për pjesëmarrje në Simpoziumin e VIII Ndërkombëtar të Shkencave Shëndetësore, do të mbahet nga 22 deri më 23 Shtator 2017 në Prishtinë.
Ky Simpozium organizohet nga Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale në bashkëpunim me Kolegjin Heimerer.
Tema e këtij viti do të jetë “Për shëndetin e kohës së re”.
Aplikimi i pjesëmarrësve me abstraketet e tyre bëhet deri më 15 gusht, 2017.
Sipas njoftimit për media nga ky Kolegj, kjo është një ngjarje vjetore, e cila përfshin një spektër të larmishëm të çështjeve që kanë të bëjnë me shkencat shëndetësore.
“Qëllimi i Simpoziumit është integrimi i mëtejshëm i komponentëve teorikë përkatës me atë praktik. Në veçanti, Simpoziumi do të shërbejë si një platformë për prezantimin dhe diskutimin e hulumtimeve inovative të bazuara në fakte mbi çështjet që mbizotërojnë në sektorin shëndetësor gjatë viteve të fundit”, thuhet në njoftim.