Me siguri se e keni vërejtur se kur jeni me nerva, kërkoni diçka të hani, çfarëdo qoftë që nga pemët e deri te çipsat e ëmbëlsira.
Edhe kur rritemi ky mekanizëm përsëritet dhe ja që ushqimi bëhet një ilaç për të dominuar tensionin dhe qetësuar emocionet.Por rreziku është se mund ta ekzagjerojmë me racionet e për pasojë të marrim kg më shumë.
Ka disa këshilla që duhen për të mposhtur urinë e zemërimit dhe të mos shëndoshemi.
Një shëtitje në ajër të pastër të jep vitaminë D, vitamina që trupi e sintetizon falë ndihmës së rrezeve të diellit, që ndikojnë pozitivisht në humor dhe në oreks, shkruan Top Channel.
Konsumoni më shumë ushqime me triptofan i cili stimulon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë, që ndikon drejt për drejtë në humor dhe ju ndihmon të ndjeheni më të qetë. Atë e gjejmë tek bishtajoret, farat, frutat e thata, çokollata fondente, banania dhe mishi i bardhë.
Bëni më shumë aktivitet fizik, shkarkon tensionin dhe stresin duke favorizuar prodhimin e endorfinës, që njihet ndryshe si hormon i lumturisë.
Ushqimet e pasura me fibra të japin mundësinë të mbash të qëndrueshëm nivelin e sheqerit në gjak dhe në sasi të mëdha i gjeni tek perimet dhe frutat e stinës, drithërat integrale. Kështu shmangni dëshirën për ëmbëlsira.