Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Plloqicë të Malishevës janë vrarë dy vëllezërit Shani e Bahri Maloku.
Njëri nga ta ndërroi jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishëvë, derisa tjetri vdiq rrugës për në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me rastin.
Për Klan Kosovën ka folur babai i të ndjerëve, i cili ka deklaruar se vrasësit “ndoshta kanë ardhur për t’i vjedhur lopët”.
Ndërkohë bëhet e ditur se dy vëllezërit ishin duke qëndruar në shtëpi së bashku me tre kushërinj të tyre.
Pasi kishin dëgjuar zhurmat dhe kishin dalë jashtë për të parë se çfarë po ndodhte, personat e panjohur deri më tani kanë shtënë me armë në drejtim të tyre.
Shani e Bahri Maloku mbetën të plagosur. Njëri prej tyre ishte pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. /Gazeta Shneta/