Vetëm dy muaj pasi Jade Devis zbuloi se ishte shtatzënë, një gungë e zgjatur u shfaq në gjoksin e saj.
Ishte fillimi i një ankthi që detyroi nënën e re dhe fetusin e saj në zhvillim t’i nënshtroheshin kimioterapisë kur Devis u diagnostifikua papritmas me kancer të gjirit, transmeton Gazeta Shneta.
“Ndihesha e bllokuar. E vetmja rrugëdalje ishte të bëja një gjë që mendoja se nuk duhet të bëja, gjë që e fuste edhe foshnjën time të merrte kimioterapi së bashku me mua”, tha Devis, 36 vjeçare.
“Të gjitha nënat normalisht mendojnë se fetusët e tyre janë të sigurtë në barkun e tyre, por në rastin tim foshnja ime nuk ishte”, shtoi ajo.
Devis, e cila jeton në Rancho Cucamonga, Kalifornim kishte pasur dhimbje të forta në gjoksin e saj pasi zbuloi se po priste një fëmijë në dhjetor të vitit të kaluar. Familja e saj dhe mjeku i thanë asaj se ishte normale gjatë shtatzanisë, por, në shkurt ajo vuri re një gungë ovale të një madhësie çerek që rrinte lart mbi gjoksin e saj të majtë kur ishte shtrirë.
Mjeku i saj dhe një radiolog thanë se ka të ngjarë një kanal i bllokuar i qumështit dhe rekomanduan terapi për gjashtë muaj por Devis insistoi të bëjë një biopsi.
“Nuk do të isha këtu sot nëse nuk do të kërkoja atë biopsi” tha ajo. “Sikur të kisha ndjekur rekomandimet e mjekut, do të isha e vdekur. Ishte një tumor agresiv”.
Diagnoza: Faza e dytë tumor trefish negativ i gjirit, një formë e rrallë dhe agresive e sëmundjes. Kirurgët hoqën tumorin e madh dhe 10 nga nyjet limfatike të saj gjatë një lumpektomie në prill.
Hapi tjetër ishte kimioterapia. Disa mjekë i sugjeruan që të ndërpriste shtatzaninë sepse foshnja nuk do të mund të mbijetonte por Devis nuk pranoi.
“Unë nuk do të lejoj askënd të më tregoj fatin tim. Unë do të bëja gjithçka që munda për të shpëtuar foshnjën time. Nuk do të lejoja që një sëmundje ta merrte atë nga unë”, kujtoi ajo.
Kimioterapia rekomandohet shumë herë pas operacionit për pacientët me kancer të trefishtë negativ të gjirit. Por, nuk mund t’i jepet një gruaje shtatzënë gjatë tremujorit të parë kur organet e fetusit po formohen, por disa ilaçe kimioterapie janë të sigurta gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë.
Devis duhet t’i nënshtrohej një operacioni tjetër për të instaluar një port në gjoksin e saj për ilaçet që duhet t’i merrte. Pastaj filloi kimioterapinë kur ishte 25 javë shtatzënë. Ajo bëri tre raunde para se të lindje djalin e saj Bradley në korrik. Ai ishte i shëndetshëm dhe peshonte 6 paund.
“Ndjeva sikur po e mbaja frymën tërë kohën kur ai ishte bllokuar në bark dhe unë duhet të shkoja në kimio”, tha ajo. “Jam shumë e lumtur që ai është jashtë barkut tim. Ai është i sigurtë tani”.
Ajo duhet të vazhdojë kimioterapinë deri në fund të nëntorit, tani me një formulim tjetër të ilaçeve që nga lindja./GazetaShneta/