Një nënë pohon se një gabim në operacion cezarian e ka lënë atë të duket përgjithmonë shtatzënë.
Cheryl Castle, 35-vjeçare, një recepsioniste nga Ajlesbur, thotë se forma e barkut nuk iu kishte rikthyer që prej lindjes së djalit të saj, transmeton Gazeta Shneta.
Pavarësisht ushtrimeve 5 herë në javë, ajo nuk mund të rikuperohej për shkak të një gjendje që shfaqet në muskujt e barkut, e njohur si diastatis recti.
Njerëzit madje kur e shohin zonjën Castle e ndalin në rrugë dhe e përgëzojnë atë. Kjo e bën atë të ndjehet e dëshpëruar.
Ajo po thërret nënat e tjera të lexojnë më shumë rreth kësaj gjendjeje.
Cheryl është duke mbledhur fonde për ta paguar procedurën e operacionit në mënyrë private, e cila kushton rreth 8.000 paund./Gazeta Shneta/