Një grua ka folur rreth asaj se si luftoi kundër alkoolizimit dhe depresionit për t’u bërë një mjeke e kualifikuar.
Sapo la shkollën, Jo Barton, 32-vjeçare, u fut në faza të depresionit, të cilat e bënë atë që të konsumojë alkool në baza ditore.
Mami i Jo, vuante nga çrregullimet bipolare, edhe pse përgjatë këtyre ditëve ajo po përballej shumë më mirë me çrregullimin.
Babai i saj ishte larguar nga shtëpia kështu që ajo thotë se ajo dhe motra e saj u detyruan të punonin.
Megjithatë, pas viteve të depresionit ajo kërkoi rehabilitim dhe një jetë të re. Si rezultat ajo filloi të vëzhgonte për ndonjë punë që ajo mund të gjente.
Pas një pune në restaurant, pa ndonjë CV apo ndonjë kualifikim, Joe filloi të kërkonte për ndonjë punë në sisteme shëndetësore.
E paraprakisht, asaj iu duhej edhe të studionte njëkohësisht. Ajo arriti të futet një punë me orar të pjesshëm në një repart onkologjik në spitalin Princess Alexandra.
Megjithatë, për shkak të kufizimeve financiare Jo përfundoi duke punuar për 60 orë në javë, ndërsa përpiqej të balanconte punën me studimet e saj.
Ajo gjeti një qasje në kursin e mjekësisë, por matematika e kërkuar dhe niveli i gjuhës angleze nuk ishin në CV-në e saj. Pasi ajo përfundoi dy GCSE e saj ajo u pranua në kurs dhe u zhvendos në Norwich.
Ajo pastaj aplikoi për një vend universitar për të studiuar mjekësinë, por nuk u pranua. Në vend të kësaj, ajo u pranua nënjë kurs biomjekësor, por nuk e pa atë si të përshtatshëm fare, kështu që edhe një herë aplikoi për një diplomë në mjekësi.
Joe u pranua në një diplomë gjashtëvjeçare në Spitalin e Shën Gjergjit në Londër ku u diplomua tri vite më parë.
Tani ajo po punon aktualisht në Londër si një mjeke, në repartin e emergjencës./Gazeta Shneta/