Një grua, e cila nuk ka dashur të identifikohej, ka rrëfyer tri përvojat unike të lindjeve, duke folur veçanërisht për secilën, si dhe ka treguar të mirat dhe të këqijat e secilës prej këtyre llojeve të lindjes.
Së pari, ajo tregon se ka provuar të tri llojet e shtatzënisë: prerje cezariane të pa planifikuar me fëmijën e parë, lindje natyrale me fëmijën e dytë dhe prerje cezariane të planifikuar me fëmijën e tretë, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, ajo ndër përvojat më të vështira thotë se ka përjetuar në lindjen e tretë, prerje cezariane e planifikuar, megjithëse thotë se nuk mund ta përgjithësojë një gjë të tillë.
Sidoqoftë, ajo për nënat e reja rekomandon lindjen natyrale, ngase siç thotë ajo, është më e lehtë dhe gratë marrin vetën në mënyrë më të shpejtë.
Në fund, ajo ka deklaruar se zgjedhja duhet të jetë e lirë, vetëm në rastet kur kushtëzohet nga ndonjë komplikim eventual i shtatzënisë./Gazeta Shneta/