Nadja Suleman, e cila tani njihet si Natalie, goditi titujt e mediave në vitin 2009 pasi ajo iu nënshtrua procesit IVF dhe mbeti shtatzënë me tetë fëmijë.
Ajo u bë e njohur si ‘Oktanëna’ dhe tashmë kishte gjashtë fëmijë nga pesë raundet e para të IVF, por donte më shumë pavarësisht se ishte e papunë në atë kohë, transmeton Gazeta Shneta.
Nëna 42-vjeçare ka folur për të kaluarën e saj si një yll pornografie dhe një striptiste., e cila e pranoi se ishte “lodhur” me sjelljen e saj, gjatë një interviste me Daily Mail.
Tetënjakët e saj, Makai, Josia, Isaia, Jonai, Malija, Jeremia, Narija dhe Noa janë tani tetë vjeç.
Natalie pranoi se vendimi i saj për të pasur 14 fëmijë ishte “budallallëk, i papjekur dhe egoist”.
“Çdo ditë do të zgjohesha me ndjenjën më të shëmtuar brenda meje,” shpjegoi ajo.
“Nuk dua të jetoj. Nuk ndjehesha si karakteri që unë pretendoja të isha, të mbijetoja dhe të siguroja të ardhme për familjen time “, tha ajo.
Nëna e 14 fëmijëve tha se ishte “e detyruar” të bënte gjëra që ajo nuk donte të bënte, sepse ajo ishte e frikësuar që nuk mund t’i mbështeste fëmijët e saj financiarisht.
Gjithsesi, tashmë ajo është një nënë e vetme, e cila nuk po arrin t’i mbulojë faturat tatimore.
Natalie gjithashtu tha se vendosi ta shpërndante historinë e jetës së saj me të tjerët, me qëllim inkurajimi të grave të tjera që gjenden në situata të vështira./Gazeta Shneta/