Sophie Cacha, nënë e re ka vendosur të flasë sinqerisht për amësinë dhe ka thyer një tabu të madhe – ka hapur rrugën e të kryerit të marrëdhënies seksuale gjatë lindjes.
Në një blog post të ri, gruaja australiane zbuloi detajet grafike të procesit të lindjes së fëmijës së saj të dytë, transmeton Gazeta Shneta.
Sophie zbuloi se kur ajo ishte në javen e 40-të të shtatzënisë donte ta nxerrte fëmijën sa më shpejtë që të ishte e mundur, për të evituar rreziqet dhe duket se vetëm burri ishte njeriu i duhur për ta ndihmuar.
“Mjekët më thanë se seksi sjell një jetë një fëmijë më shpejtë, pasi meshkujt përmbajnë prostaglandinë natyrale të cilat ndihmojnë për ta zbutur qafën e mitrës.”, tha Sophie.
“Përveç kësaj, ata më thanë se hormoni që shkakton kontraktimet është oksitocina, i cili është i njejti hormon që lëshohet gjatë orgazmës.”
Për shkaqe privatësie, marrëdhënien seksuale ata e kishin kryer në banjon e sallës së lindjes.
“Seksi ishte gjëja e fundit që më shkonte në mendje.”, theksonte Sophie mirëpo pas aktit, ajo filloi të kishte kontraktime dhe menjëherë u fut në sallën e operacionit, ku e kryejti edhe lindjen e fëmijës me sukses./Gazeta Shneta/