Një grua me inicialet K.M po bënte diçka që miliona gra bëjnë çdo muaj, por asaj për pak i kushtoi jetën.
Gruaja 32-vjeçare ishte në menstruacionet e saj dhe po përdorte tampona super absorbues. Si një grua me eksperiencë, e cila ka përdorur tamponët për thuajse dy dekata, ajo ka një rregull të artë për tamponat: ndryshojini ato çdo tetë orë.
Por, edhe kur ndjek rregullat, gjërat e këqija mund të ndodhi. Pas dy javëve përjetimi simptomash të ngjashme me gripin, trupi i gruasu mbyll krejtësisht. Ajo zhvilloi Sinderomin Toksik që pothuajse ia mori jetën, transmeton Gazeta Shneta.
Shkencëtarët nuk kanë arritur ta kuptojnë përse vendosja e tamponëve, sidomos ata absorbues, vënë gratë në rrezik të zhvillimit të kësaj sindrome.
Megjithatë, ata kanë një shpjegim për këtë: “staphylococcus aureus” është një baktere që zakonisht zhvillohet në pjesë të ndryshme të trupit të njeriut, përfshirë edhe në vaginë, sipas Web MD.
Tamponët, sidomos ato të përbëra nga shkuma e polisterit, të kombinuara me gjak menstrual, krijojnë një terren ideal për bakteren.
Sipas Web MD, gratë nën moshën 19-vjeçarë janë më të prekura nga kjo sindromë, ndërsa tek 30 përqind e grave ka tendencë të rikthehet kjo gjendje.
Kushdo që është në menstruacione dhe po përdor tampon, si dhe ka temperaturë të lartë dhe vjellje, largoni tamponët dhe shkoni të takoni mjekun menjëherë./Gazeta Shneta/