Sara Hoxha është një nga nënat më të reja të showbizit shqiptar.
Ajo duket mjaft e lidhur me djalin e saj, të cilit çdo ditë përpiqet që ti mësojë gjëra të reja, shkruan Për Nënat.
Por kur bëhet fjalë për fëmijën, të gjithë janë të prirur për të marrë më të mirën nga gjithçka ofron eksperienca personale, ose nga materialet e gatshme që japin librat apo interneti.
Sara e ka nisur ditën duke postuar foto, të cilat i ka ndarë edhe me ndjekësit e saj virtual. Ajo ka postuar një foto ku duket një paletë e vogël me disa ngjyra të lëngshme , ku shkruan: “Sezoni i pikturës me gishta”.
Në foton e radhës, ajo shpjegon me terma konkret se sa i vlefshëm është ky proces dhe si ndikon direkt në zhvillimin psikomotor të fëmijëve. Pikërisht prekja e ngjyrave, njohja e tyre, përzierja, krijimi i një ngjyre të re, të gjitha këto procese ndikojnë direkt në formimin e të vegjëlve tuaj.