Remzi Basha, poet nga Suhareka, i cili jeton në Suedi do të ndihej i vetmuar pasi të kuptonte se jeta e tij është në rrezik, pasi që ishte diagnostikuar me një sëmundje në veshkë.
E vetmja mundësi për të shpëtuar jetën e tij ishte transplantimi i njërës veshkë.
Megjithatë, pavarësisht vështirësive, gruaja e tij Afërdita, u shpreh e gatshme t’ia dhuronte njërën veshkë, për t’ia shpëtuar jetën bashkëshortit, transmeton Gazeta 24 InfoS.
“Ajo as dhe një sekondë të vetëm nuk mund të imagjinonte jetën pa njeriun, bashkëudhëtarin,bashkëshortin me të cilin kishin rinisuar jetën duke migruar në Suedi, në kohërat më të vështira të okupimit sërb”, ka treguar vetë Basha.
Për këtë gjest human Afërdita Bashës i janë ndarë dhe mirënjohje nga Bashkësia Kulturore e Rumanisë dhe Shoqata e Shkrimtarëve të Suedisë.