Kur kishte lindur me një çrregullim të njohur si ‘Butterfly’, mjekët kishin thënë se ajo nuk do të jetonte më shumë se 3 vite.
Por sot, Vanessa Leinert është 30-vjeçare dhe jeton në Los Angelos, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo shpenzon tri orë për çdo ditë për t’i pastruar plagët e lëkurës.
“Më kanë thënë se nuk do t’ia dal, por tani jam 30-vjeçe dhe vazhdojë të luftojë. Nuk kam mundur të ha ushqim nga mosha 5 deri në 19, por mrekullisht pas kësaj moshe mu rikthye mundësia për të ngrënë me gojë”, thotë Vanessa.
“Më kanë thënë se nuk mund të bëjë fotografi për shkak të kimikateve, por unë thjesht e gjej mënyrën”.
“Nuk e kam menduar kurrë se do të gjej të dashur, por tani jam me të që pesë vite dhe më përkrah shumë”, është shprehur Vanessa. /Gazeta Shneta/