Pacienti i 11-të që ndërroi jetë nga gripi sezonal është një fëmijë 10 vjeçar. Vdekja e fëmijës është konfirmuar nga Komiteti për Gripi Sezonal, për të cilin është thënë se ka pasur edhe probleme kardiovaskulare.
Por më tepër detaje dhe sqarime në lidhje me këtë rast nuk ka pranuar të flas drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Dr. Drita Telaku, ndonëse pacienti ka ndërruar jetë në klinikën të cilën e udhëheq ajo. Telaku, e cila është edhe anëtare e Komitetit të Gripit, ka thënë për rastin mund të flasin vetëm nga ky Komitet, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq për gjendjen epidmike të gripit sezonal ka folur Drejtori i Klinikës së Infektives, Dr. Hamdi Ramadani. Ai ka konfirmuar raportimet e Gazetës lidhur me mungesën e barit “Tamiflu”, ndërsa ka thënë se pacientët po shërbehen me barin “Azitromycinë”.
Ndonëse në Kosovë janë shënuar 11 vdekje të pacientëve nga ky grip me infulencë A dhe katër prej tyre me grip të derrit, Ramdani ka thënë se nuk ka vend për panikë. Ai ka treguar se më së shumti raste të vdekjeve me nga dy raste, janë nga Podujeva dhe Gjilani.
Infektologu ka thënë se të gjitha rastet e vdekjes së pacientëve, por edhe të atyre që paraqiten me grip në klinikë, nuk janë të imunizuar me vaksinë. Ramadani ka bërë thirrje që të vaksinohen, sidomos personat që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike. /Gazeta Shneta/